24 Tetor 2016 - 18:42
“Nuk e kam marrë fort serioze atë deklaratë të zotit Veseli, sepse nuk mund të thotë ai se ‘unë nuk jam fajtor për keqqeverisjen’ kur dihet se edhe PDK-ja është në qeverisje në këtë vend. Por, sidoqoftë, në qoftë se e ka me të vërtetë dhe e ka pasur një deklaratë serioze, unë mendoj se jemi për zgjedhje. Pse të mos jemi? Vetëm zgjedhjet mund t’i japin drejtim këtij vendi në këto pika që janë të kontestuara nga opozita”, ka thënë Shala.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli, ka theksuar se edhe në rast të zgjedhjeve eventuale, obligimet ndërkombëtare, por edhe ato që dalin edhe nga Dokumenti i Ahtisaarit - për të cilat ka kundërshtime ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë - do mbeten obligime për këdo që vjen në pushtet.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur në një intervistë për Kohën Ditore, për shumë çështje e ndër të tjera ka përmendur edhe idenë e zgjedhjeve, e siç ka thënë, “nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”. Lexo më shumë
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...