24 Tetor 2016 - 17:15
“Portugalia ka mbështetur Kosovën si në kohët e vështira të luftës, ashtu edhe në ditët e rindërtimit pas luftës. Ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe vazhdon ta mbështes në skenën ndërkombëtare”, u shpreh presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, deputeti portugez Julio Miranda Calha u shpreh se Portugalia do të vazhdojë përkrahjen për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe për aspiratën e Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në NATO dhe BE.
Ndërsa, deputeti tjetër, Bruno Vitorino, shtoi se Portugalia vazhdon të kërkojë njohje të reja për Kosovën nga shtetet që ende nuk e kanë njohur.
Thaçi falënderoi deputetët portugez për pjesëmarrje aktive në seminarin Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila herë të parë i ka zhvilluar punimet në Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...