UP-ja synon të bëhet pjesë e Asociacionit Botëror të Universiteteve me seli në Paris

24 Tetor 2016 - 16:30      

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Ass. Dr. Afrim Hoti në cilësinë e udhëheqësit të delegacionit nga Universiteti i Prishtinës, si dhe Prof. Asc. Dr Naser Pajaziti, morën pjesë në përvjetorin e 28-të të Kartës së Madhe Universitare, që u mbajt më datë 20-21 tetor.

Me këtë rast prorektori Hoti ka pasur takime të shumta me rektorë dhe presidentë të universiteteve të ndryshme nga Evropa dhe më gjerë si dhe folës me eksperiencë si Felipe Gonzales – ish kryeministër i Spanjës dhe aktualisht udhëheqës i Katedrës José Bonifácio 2016 në Universitetin e Sao Paolos, Henrique Cardozo – ish presidenti brazilian, Francesko Umbertini – rektor i Universitetit të Bolonjës, Eva Egron-Polak – Sekretare ekzekutive e Asociacionit ndërkombëtar të Universiteteve, Sebastiao Feyo de Azevedo – rektor i Universitetit të Portos dhe shume personalitete të njohura shkencore dhe akademike nga mbarë bota.

“Vlen të theksohet që në perspektiven e bashkëpunimit ndërkombëtar, përpos tashmë aplikimit formal në Agjencionin e Universiteteve Frankofone, UP do fillojë së shpejti procedurën formale të aplikimit në Asociacionin Botëror të Universiteteve me seli në Paris”, thuhet në njoftimin për media të UP-së.

28 vite më parë, në Bolonjë të Italisë, në prani të përfaqësuesve të 800 universiteteve, nga 85 vende të botës, u nënshkrua Karta e Madhe Universitare, kartë kjo e cila promovon parimet themelore të lirisë, qasjes, hulumtimit dhe bashkëpunimit akademik në mes universiteteve evropiane dhe më gjerë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...