OSBE vazhdon bashkëpunimin me Kosovën

24 Tetor 2016 - 15:24      

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skënder Hyseni ka pritur në takim, Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, të cilin e uroi për postin e ri dhe i ofroi përkrahjen e plotë të tij në përmbushjen e misionit të kësaj organizate në Kosovë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe misionit të OSBE-së në Kosovë dhe të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe intensifikohet edhe në të ardhëm.

Me këtë rast ministri Hyseni vuri në duke përkrahjen që ka dhënë OSBE në konsolidimin e demokracisë në Kosovë, sidomos përkrahjes që i ka dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme në realizmin e synimeve të saj, sa i përket zbatimit të rendit dhe ligjit në Kosovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...