“BE të financojë autostradën Prishtinë - Merdar”

24 Tetor 2016 - 15:02      

Ministri i Infratsrukturës, Lutfi Zharku priti sot në një takim pune ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, transmeton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij takimi Zharku, dhe Sardi biseduam për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Italisë, në fushat që i takojnë Ministrisë së Infrastrukturës.

Zharku e njoftoi ambasadorin Italian, me projektet që janë duke u zhvilluar në infrastrukturën rrugore, si vazhdimin e ndërtimit të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, që e lidhë Kosovën me Maqedoninë, procedurat që po zhvillohen për ndërtimin e pjesë së Autostradës Prishtinë-Nish, si dhe për projektet tjera të rëndësishme për vendin tonë.

Ambasadori Sardi njoftoi se Republika e Italisë këtë vit do ta udhëheq procesin e Berlinit përmes të cilit parashikon investime në infrastrukture në vendet e Ballkanit Përendimor .

Zharku kërkoi përkrahje në shtyrjen e këtyre proceseve me theks të veçantë për financimin e autostradës Prishtinë –Merdar dhe linjës hekurudhor Leshak –Hani Elezit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...