MSH dhe UNFPA diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

24 Tetor 2016 - 14:43      

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim Doina Bologa, përfaqësuese e UNFPA-së për Bosnjën dhe Hercegovinën, e gjithashtu edhe drejtoreshë për Serbi, ish -Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe për Kosovë, të shoqëruar nga drejtuesja e kësaj zyre në Prishtinë, dr. Visare Mujko-Niman.

Me këtë rast u bisedua për bashkëpunimin e MSh-së me këtë agjencion të Kombeve të Bashkuara në fushën e shëndetësisë, transmeton Koha.net.

Rrahmani, njofton kumtesa ministrore, falënderoi Bologa për kontributin që UNFPA ka dhënë për Kosovën në fushën e shëndetit riprodhues, përkrahjen në procesin e hartimit të udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike si dhe në zbatimin e pilot projektit për skriningut të kancerit cervikal që po zhvillohet në komunën e Prishtinës.

Bologa, e cila ka shërbyer në Kosovë prej 2008-2012 në kuadër të agjencive të KB, tha se kjo organizatë është në përmbyllje të projektit të përbashkët bashkë me OBSh-në dhe UNICEF-it në fushën e shëndetit riprodhues dhe pas evaluimit që do t’i bëhet këtij projekti, do të vazhdohet me bashkëpunim, që më shumë do të jetë i fokusuar në fushën e përkrahjes teknike për ngritjen e kapaciteteve vendore dhe të avokimit.

Ajo shprehu kënaqësinë që përkundër zvogëlimi të fondeve të organizatave të KB në shëndetësinë e Kosovës, impakti është rritur në fushat ku është kontribuar dhe kjo tha ajo, falë edhe angazhimit të Ministrisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...