Ç’thotë draft-Deklarata për vizat [Dokument]

24 Tetor 2016 - 13:41      

Partitë parlamentare të Kosovës kanë hartuar një tekst të përbashkët draft–Deklaratës për vizat të cilën të premten do ta shqyrtojnë në Kuvend.

Në draft-Deklaratë, ndër të tjera theksohet se “pavarësisht dallimeve që kanë mbi mënyrën e shënjimin e kufirit të mes Kosovës dhe Malit të Zi, koalicioni qeverisës dhe opozita qëndrojnë të bashkuar në qëllimin që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë që është e mundur.

Për këtë pikë ka mospajtime ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Ky është teksti i plotë Draft –Deklaratës që e ka siguruar Koha.net:
Ne deputetët e Republikës së Kosovës, të përkushtuar për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, përmes fuqizimit të demokracisë, sundimit të ligjit, lirive dhe të drejtave të njeriut.

Të përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe, stabilitet dhe bashkëpunim të mirë me Malin e Zi dhe me të gjitha vendet fqinje.

Pavarësisht dallimeve që kanë mbi mënyrën e shënjimin e kufirit të mes Kosovës dhe Malit të Zi, koalicioni qeverisës dhe opozita qëndrojnë të bashkuar në qëllimin që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë që është e mundur.

Duke marrë parasysh për bazë konsensus parimor, ne si përfaqësues të popullit, kërkojmë mirëkuptimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që qytetarëve të Kosovës të ju njihet e drejta e lëvizjes së lirë në Zonën Shengen.

Ju njoftojmë se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...