Luksemburgu vazhdon përkrahjen për Kosovën

24 Tetor 2016 - 12:28      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar kredencialet e ambasadorit jorezident të Dukës së Madh të Luksemburgut, Paul Pierre Jean Schmit, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Thaçi e uroi ambasadorin Schmit për detyrën e re dhe e ftoi për vazhdim të thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Luksemburgu është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën. Ka kontribuar vazhdimisht në misionet ndërkombëtare që operojnë në Kosovë. Ka realizuar projekte të rëndësishme në shumë sektorë dhe e përkrah Kosovën në organizata dhe forume ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, ambasadori i ri Schmit u shpreh se Luksemburgu do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën për integrim në Bashkimin Evropian.

Thaçi dhe Schmit biseduan edhe për implementimin e projekteve qeveritare të Luksemburgut në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...