Libër për fëmijët me sëmundje malinje që trajtohen në QKUK

24 Tetor 2016 - 12:13      

Gjatë një takimi të mbajtur sot në Ministrinë e Shëndetësisë, përfaqësuesit e organizatës holandeze “Care for Kosovo Kids”, përmes koordinatores Dr. Sevim Cinci dhe një pacienti fëmijë që po shërohet nga një sëmundje malinje në QKUK, i prezantuan ministrit Imet Rrahmani librin ‘Kemo-Krenari”, që ua lehtëson fëmijëve qasjen në terapi dhe kujdes shëndetësor gjatë trajtimit të tyre mjekësor, njofton kumtesa nga MSH, transmeton Koha.net.

“VOKK”, një organizatë holandeze që publikoi origjinalin e këtij libri me titull ‘Chemo Kasper’, i ofroi “Care for Kosovo Kids” mundësinë për të botuar këtë libër edhe në Kosovë.

“Care for Kosovo Kids”, është aktive në Kosovë që nga viti 2013 dhe ajo ka siguruar me sukses medikamente për fëmijët që trajtohen nga sëmundjet malinje në Pediatri-QKUK.

Rrahmani falënderoi organizatën “Care for Kosovo Kids” për kontributin e tyre për trajtimin e fëmijëve me sëmundje malinje në Kosovë dhe vlerësoi bashkëpunimin e mirë me këtë organizatë.

Kurse, dr. Sevim Cinci tha se “sot, ne po bëjmë prezantimin e këtij libri të veçantë të cilin do ta shpërndajmë për fëmijët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”. Libri i quajtur ‘Kemo-Krenari’, theksoi ajo, “shpjegon çfarë është kemoterapia, në një mënyrë më të lehtë dhe më të relaksuar”.

Ky libër është botuar për të njëjtin qëllim edhe në Holandë. Projekt doli të jetë shumë i suksesshëm, prandaj “Care for Kosovo Kids” vendosi të bëjë të njëjtën gjë për fëmijët e Kosovës.

(Vërejtje: Fëmija është fotografuar me leje të prindërve të tij, në prani të tyre, dhe në shenjë falënderimi nga ana e tyre për “Care for Kosovo Kids”, e cila ka ndihmuar mjekimin e tij) 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...