Simiq nuk i do termat “serbë të Thaçit”

24 Tetor 2016 - 10:40      

Ligjet kontestuese, siç i quan lideri i Listës serbe Slavko Simiq Ligjin për Trepçën dhe Ligjin për investime strategjike, sipas tij kanë shkelur shumë nene të Kushtetutës së Kosovë dhe për këtë arsye, thotë ai, duhet pritur paanshmëri gjyqësore që ligjet të mbeten jashtë fuqisë, transmeton Koha.net.

Nëse Kushtetuesja jep vendimin siç e presin shqiptarët, serbët në këtë rast duhet të jenë të mençur dhe të marrin hapa të përbashkët e me gjakftohtësi dhe më e rëndësishmja është që të mos dramatizohet situata e përgjithshme pas çfarëdo vendimi të marrë.

“Shumëkush është i vetëdijshëm se është e pamundur që ligji të zbatohet në komunat ku gjenden kapacitetet më të mëdha minerare e xeherore, infrastrukturat përcjellëse, edhe për faktin se është e pamundur të ndryshohet organizimi etnik dhe struktura e punës. Për këtë arsye, pas çfarëdo vendimi të Kushtetueses, me ide konstruktive do të kërkojmë zgjidhje, nëse jo në Bruksel, atëherë te ne, në Kosmetin tonë”, ka thënë Simiq sot për gazetën e Beogradit “Politika”, përcjell Koha.net.

Lidhur me ngrirjen e aktiviteteve të përfaqësuesve të Listës serbe në Qeveri e në Parlament, ai ka thënë se ngrirje do të thotë të mos i jepet legjitimitet punës së institucioneve dhe trupave të tij derisa të ketë përpjekje këmbëngulëse për miratimin e ligjeve që kanë bazë të njëanshme juridike dhe të mos i jepet alibi asnjë institucioni që ka për qëllim të na lerë pa asnjë të drejtë.

“Me këtë mënyrë të protestës politike, dëshirojmë të jemi të dëgjuar dhe që mesazhet e kërkesat e bashkësisë serbe të respektohen”, thotë shefi i Listës Serbe.

Lidhur me deklaratën e deputetit të radikalëve serbë Nemanje Sharaviq se ata janë “serbë të Thaçit”, Simiq ka thënë se “ne jemi serbët e vërtetët të Kosmetit, se në Kosmet kanë lindur dhe kanë vdekur të parët tanë dhe se kurrë, as të parët tanë dhe as ne nuk kemi qenë të askujt por vetëm serbë”.

“Nëse është tradhti të jetosh për Serbinë, me shekuj në Kosovë, atëherë ç’është heroizmi? A është heroizëm të rrish me orë para foltores në Beograd dhe të etiketosh e sërish të shpërngulesh serbë”? ka pyetur Simiq. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...