Foto: Koha

Kukan: Çështja e Trepçës të zgjidhet me dialog

24 Tetor 2016 - 10:19      

E ardhmja Trepçës është çështje e rëndësishme e cila duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, mendon Eduard Kukan, shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Serbinë, transmeton Koha.net.

Duke folur për gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti” për bisedën që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviqin, për Trepçën, Kukan ka thënë se Stojanoviq ia ka sqaruar qëndrimin e vet, porse ka nevojë të dëgjojë edhe pozicionin e të gjithë partnerëve në mënyrë që ta ketë mendimin përfundimtar.

“Për këtë arsye tash nuk do të hyja me konkluzione finale, por kjo është një çështje e rëndësishme. Gjithsesi se duhet të jetë pjesë e bisedimeve të përgjithshme ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, citon Novosti të ketë thënë Kukan. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...