Jam fanatik i Kosovës, por Rama nuk është më shqiptar se unë, thotë Veseli

24 Tetor 2016 - 07:28      

Shumë vonesa nga ana e institucioneve dhe koalicionit qeverisës janë identifikuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Duke folur në cilësinë e kryetarit të PDK-së, partner në koalicionin qeverisës me LDK-në, Veseli, në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, tha se koalicioni është vonuar në riformatizimin e qeverisë, por identifikoi vonesa edhe në proceset politike, strategjike dhe të vendimmarrjeve të mëdha.

Në intervistë ai foli edhe për nevojën e ballafaqimit me realitetin e Gjykatës Speciale, ndërsa duke folur për aferën e përgjimeve “Pronto” kërkoi të mos “politizohet ligji” dhe “të mos bëhemi ne gjykatës”.

I pyetur për të komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, dhe polemikat që shkaktoi ajo, Veseli tha se beson që “gjithçka e mirë do t’i vijë Kosovës prej fqinjëve të mirë dhe partnerëve të mirë, e aq më tepër nga një vend vëllazëror si Republika e Shqipërisë”, ndërsa për fund insistoi: “Unë jam krenar dhe fanatik i shtetit tim, i Republikës së Kosovës dhe kurrë nuk do të pajtohem se Edi Rama është më shqiptar se unë”. (Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...