24 Tetor 2016 - 07:00
Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në këtë lloj ushtrimi.
“Përveç 102 skuadrave nga njësi të ndryshme të ushtrisë britanike kanë marrë pjesë edhe 18 skuadra mysafire, përfshirë ushtritë nga vendet si Gjermania, Italia, Zvicra, Kanadaja, Pakistani, Nepali, Brazili, Kili, Bosnjë-Hercegovina, Irlanda, India, Belgjika, Çekia, Australia, Zelanda e Re, Gjeorgjia, Meksika dhe Letonia”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, ka thënë për gazetën se FSK-ja është njoftuar për këtë garë qysh në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe menjëherë është zhvilluar një garë e brendshme për përzgjedhjen e ekipit.
“Përgatitjet kanë nisur shumë herët, ne jemi njoftuar për këtë garë nga Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar që në nëntor të vitit 2015. Fillimisht është bërë një garë brendapërbrenda FSK-së për t’u përzgjedhur ekipi e më pas kanë filluar përgatitjet. 5 muaj është bërë trajnim intensiv i ekipit, pastaj është dashur të shkonin më herët në Angli që të familjarizoheshin me terrenin”, ka thënë ai. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...