24 Tetor 2016 - 06:46
Këtë proces pritet ta nisin duke filluar nga kjo javë, shkruan sot Koha Ditore. Njohës të çështjeve të sigurisë thonë se Ligji për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë është një prej ligjeve që më së shumti shkelet nga shumica e institucioneve.
Ndërkohë kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala, e ka pranuar se ky proces është shumë i vonuar. Por, ai ka shtuar se monitorimin e ligjit nuk e kanë bërë as anëtarët e Komisionit në legjislaturën e kaluar.
Në mbledhjen e fundit të Komisionit ishte paralajmëruar se monitorimin e ligjit do ta nisin fillimisht në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë për të vazhduar me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë për Punë të Brendshme dhe atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Por në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë nuk do të kenë qasje të gjithë anëtarët e Komisionit pasi që nuk e kanë certifikatën e sigurisë të cilën e merr çdo person që verifikohet nga AKI. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...