24 Tetor 2016 - 06:23
Për t’i shuar paralelizmat e Serbisë në Kosovë dhe për ta fituar lojalitetin e serbëve ndaj shtetit të Kosovës, Qeveria ka bërë lëshime të shumta në procesin e dialogut, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë këta paralelizma jo vetëm që nuk janë shuar, por tani janë bartur edhe brenda kabinetit Mustafa.
Vartës të kryeministrit, të shoqëruar nga zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë nisur një fushatë në Bruksel, në kundërshtim të Ligjit për “Trepçën” dhe ligjeve të tjera, të cilat serbët i konsiderojnë të dëmshme për komunitetin e tyre. Opozita dhe analistët thonë se këto veprime janë rezultat i dialogut që krijoi një strukturë politike serbe, e cila i përfaqëson interesat e Beogradit.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në Bruksel nuk e ka kundërshtar vetëm Marko Gjuriqin e delegacionin qeveritar nga Serbia, por edhe kolegët e saj nga i njëjti kabinet qeverisës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...