Foto ilustrim

Policia e bindur se dënimet e reja po japin efekt, qytetarët s’pajtohen [video]

23 Tetor 2016 - 19:42      

Dy persona gjatë javës së kaluar, femër dhe mashkull, kanë humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Gracë e Vogël të Lipjanit.

Po ashtu, gjatë javës që po e lëmë pas, 2 persona të tjerë kanë vdekur në aksidente të ndryshme të komunikacionit, që kanë ndodhur në fshatin Vragoli të Komunës së Fushë -Kosovës.

Të shqetësuar me situatën, banorët e fshatit më të afërt, Miradi e Poshtme, në shenjë proteste, kanë bllokuar të dielën rrugën magjistrale Prishtinë - Pejë për rreth 40 minuta.

E, vetëm për muajin e fundit, nga statistikat e Policisë së Kosovës, raportohet se 9 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafik, në 8 aksidente me fatalitet.

Nga 20 shtatori, prej kur ka filluar së zbatuari i Ligji i Ri për Komunikacion, Policia e Kosovës bën të ditur se janë shënuar 478 aksidente me lëndime, ndërsa me dëme materiale janë gjithsej 899 raste, duke përbërë kështu në total numrin prej 1 mijë e 385 të aksidenteve.

Kryesisht ata që shkaktojnë aksidentin dhe ata të përfshirë në aksident, sipas policisë, i përkasin moshës së mesme, që llogaritet të jetë mbi moshën 30 -vjeçare.

Qytetarët mendojnë se vazhdon të jetë i madh numri i aksidenteve në trafik, dhe sipas tyre, efektet e ligjit të ri që parasheh gjoba më të larta për shkelësit e rregullave të komunikacionit, janë pothuajse të pavërejtshme.

Ka dhe tillë që mendojnë se organet e rendit nuk po e kryejnë punën si duhet dhe për këtë arsye numri i aksidenteve çdo herë është në rritje.

Me qëllim të evitimit të aksidenteve, është hartuar Ligji i Ri për Komunikacion, i cili ka hyrë në fuqi që nga data 20 shtator.

Sipas ligjit, personi i cili bën tejkalimin deri në 50 km në orë më shumë se që është e lejuar, dënohet me kundërvajtje deri në 900 euro.

Ligji parasheh edhe pikët negative, në bazë të të cilave shoferëve u pezullohet leja e vozitjes apo edhe anulohet në tërësi.


Protestohet për viktimat në Vragoli, bllokohet... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...