Foto ilustrim

Borxhi ndaj punëtorëve në “Llamkos” llogaritet mbi një milion euro [video]

23 Tetor 2016 - 19:19      

Më shumë se 1 milion euro llogariten të jenë obligimet e papaguara nga dy kompanitë që blenë fabrikën “Llamkos” nga Vushtrria ndaj punëtorëve të kësaj fabrike.

Punëtorët nuk kanë lënë vend pa u ankuar, por askush deri më sot nuk u doli në ndihmë, raporton KTV.

Paralajmërojnë edhe grevë për të marrë mjetet që u takojnë.

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, Ragip Hasani, deklaron të kenë kërkuar edhe ndihmën e prokurorisë për të hetuar formën e privatizimit të ndërmarrjes, që dikur punësonte rreth 500 punëtorë.

Por, kjo situatë nuk pritet të zgjidhet në një afat të shkurtë.

Kryetari i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Sahit Sylejmani, i ka thënë KTV-së, nëpërmjet telefonit, se nuk ka një afat të shpejtë për zgjidhjen e situatës në këtë ndërmarrje.

Blerësi i fundit i ndërmarrjes në fjalë i kishte mbetur borxh mbi 700 mijë euro bankës Raiffeisen, një pjesë të së cilës banka ka arritur ta nxjerrë.


Borxhi ndaj punëtorëve në “Llamkos” llogaritet... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...