KFOR-i nuk mund të qëndrojë gjithmonë në Kosovë, thotë Delawie [video]

23 Tetor 2016 - 19:06      

Niveli i sigurisë në Kosovë në rrafshin rajonal dhe global si dhe kanosjet nga ekstremizmi politik dhe fetar që e cenojnë Kosovën, kanë dominuar diskursin e ditës së dytë të seminarit të 93-të Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë.

Duke komentuar mbarëvajtjen e euro-integrimeve të Kosovës, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka deklaruar se vonesat e BE-së dhe NATO-s për ta afruar rajonin e Ballkanit, krijojnë hapësirë që do të mund të shfrytëzohej nga ideologji dhe agjenda të tjera.

Thaçi, ka deklaruar se nuk pajtohet me kushtin e BE-së që të votohet demarkacioni për liberalizimin e vizave, sepse edhe vendet e BE-së, sipas tij, ende nuk e kanë të rregulluar çështjen e kufijve.

Megjithatë, ai potencoi se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi është e saktë dhe në interes të të dyja vendeve.

Presidenti Thaçi ka thënë, po ashtu, se Kosova dëshiron që vendimi për themelimin e Armatës së Kosovës të ketë miratimin e të gjitha komuniteteve.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të disa diplomatëve italianë, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se NATO nuk do të largohet edhe për një kohë të gjatë nga Kosova, por që KFOR-i nuk mund të qëndrojë gjithmonë këtu.


KFOR-i nuk mund të qëndrojë gjithmonë në Kosovë... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...