23 Tetor 2016 - 14:40
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuçi tha se Qeveria ka planifikuar një buxhet për vitin 2017 rreth 30 milionë denarë për renovimin e vitrinave në Çarshi që kthen pamjen e dikurshme të Çarshisë së vjetër si ruajtje e traditës.
Kryetari i Odës Ekonomike Maqedono- Bullgare tha se Çarshia e ka mbajtur bashkëjetesën kulturore gjatë gjithë këtyre shekujve të kaluar dhe ka ftuar institucionet e Maqedonisë për të ruajtur Çarshinë si një aset të veçantë të trashëgimisë kulturore.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore tha se dikur Çarshia e vjetër e Shkupit ishte qendër jo vetëm për Maqedoninë por edhe për vendet regjionale dhe më gjerë, por tha se kjo fuqi e çarshisë ka humb pasi që pushteti qendror i Maqedonisë nuk po investon njësoj si në pjesën tjetër të Shkupit.
Agim Shahini, Kryetar i AKB-së tha se Çarshia e Shkupit, Prizrenit dhe e Shkodrës ishin qendra të Ballkanit ku në brendësi të tyre ruanin vlerat e qytetërimit dhe bashkëjetesës njëkohësisht ishin qendrat më të mëdha tregtare që kishin edhe karakter ekonomik, politik, kulturor dhe kombëtar ku diskutonin dhe vendosnin për zhvillimet e të ardhmes së këtyre trevave.
“Sot këto qendra për çdo ditë po e humbin vlerën si pasojë e moskujdesit institucional dhe planeve të vrazhda të modifikimit të tyre me objekte moderne”, theksoi Shahini.
Gjatë këtij manifestimi u dhanë disa mirënjohje për zanatlinjtë e vjetër të Çarshisë së Shkupit dhe u shfaq një program kulturor dhe sportiv.
Pas manifestimit, Ministri i Financave dhe Kryetaret e Odave dhe Aleancën Kosovare të Bizneseve diskutuan për mundësitë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik të vendeve që e ruajnë këtë traditë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...