Foto: Ilustrim

“Rreziku nga terrorizmi në rajon, e vërtetë dhe e pavërtetë”

23 Tetor 2016 - 12:56      

Kryetari i Qendrës Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik në Hungari, Istvan Gyarmati, derisa ka akuzuar NATO-n se lëviz tepër ngadalë dhe tepër vonë aty ku ka kërcënim nga terrorizmi, ka thënë se kur thuhet se rajoni nuk është i rrezikuar nga terrorizmi, është e vërtetë dhe e pavërtetë.

Ai ka thënë se për të parën herë, pas shumë viteve nuk mund të jemi të sigurt që paqja që është realizuar në Ballkanin Perëndimor do të mbrohet, duke sqaruar se nuk po flet për luftëra por për konflikte të vogla, të cilat nuk mund të anashkalohen, transmeton kp.

“Jemi duke bërë shumëçka por në përgjithësi nuk jemi duke bërë mjaftë sepse bashkëpunimi në sferën e sigurisë është mjaft i vogël, ka institucione në rajon që frikësohemi t’i japim të dhënë sepse dyshojmë se ato të dhëna do të binin në duart e gabuara”, tha ai.

Gyarmati shtoi se nuk kemi zgjidhje tjetër përveç që të kemi një rizgjidhje të BE-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...