
23 Tetor 2016 - 11:10
Megjithatë, tha se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi është e saktë dhe në interes të dy vendeve.
Thaçi, në Seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë, tha se ka pasur debate për dy marrëveshjet, asaj me Malin e Zi dhe për Asociacionin e komunave serbe, duke thënë se çështja e Asociacionit do të lëviz para.
“Çështja e demarkacionit nuk është çështje tenderësh mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe unë besoj që ajo marrëveshje është e drejtë, e saktë dhe është në interes të dy vendeve”, tha Thaçi, raporton KP.
Sipas tij, kjo është një problematikë e pa qenë e politikes në Kosovë por edhe përkundër këtyre debateve, Kosova dhe Mali i Zi kanë raporte të mira.
“Jam i bindur se me një vetëdijesim më të madh të deputetëve kjo çështje mund të kalojë. Qytetarët e Kosovës më shumë e duan liberalizimin se sa disa çështje të paqena për demarkacionin. Edhe pse unë nuk pajtohem me kushtin e BE-së që të votohet demarkacioni për liberalizimin e vizave, sepse edhe vendet e BE-së ende nuk e kanë të rregulluar çështjen e kufijve, por na është vënë ky kusht dhe besoj që ne duhet ta përmbushim në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm”, tha ai.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...