Foto: Koha / ilustrim

Mediat spanjolle: Shqiptarët e mësojnë spanjishten përmes telenovelave [video]

23 Tetor 2016 - 11:05      

Agjencia spanjolle e lajmeve, EFE, ka qëndruar në Prishtinë për të realizuar një artikull në lidhje me spanjishten që (nuk) mësohet në Kosovë.

Studentja Naime Kosumi e ka mësuar spanjishten e saj të përkryer vetëm duke shikuar telenovela spanjolle në TV, transmeton Koha.net, që është edhe e vetmja mënyrë për ta mësuar këtë gjuhë në Kosovë, ku vizat për studentë janë të ndaluara.

Agjencia EFE, gjatë një shëtitjeje të shkurtër nëpër rrugët e Prishtinës, ka hasur në dy të rinj që e kanë mësuar spanjishten vetëm nga telenovelat, e të cilët ankohen për mungesë të kësaj dege në edukimin publik.

“Jo, nuk kemi gjuhën spanjolle si lëndë. Madje nuk e kemi as departamentin e spanjishtes, meqë nuk përdoret shumë tek ne, megjithatë, shumë njerëz e kanë mësuar ta flasin. E pëlqejnë shumë”, thotë Kosumi për EFE, transmeton Koha.net.

EFE thekson se të rinjtë e Kosovës kanë vështirësi të mëdha për të udhëtuar jashtë vendit, e sidomos në Spanjë, për ku vizat lëshohen vetëm në raste të rralla. E këtë vendim të qeverisë spanjolle, thotë EFE, studentët kosovarë nuk e kuptojnë.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...