Thaçi: S’kemi aspiratë për ndryshimin e kufijve me Shqipërinë

23 Tetor 2016 - 10:36      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur besimin se pas 10 viteve, Kosova do të jetë pjesë e NATO-s dhe nëse jo e anëtarësuar në Bashkimin Evropian, do të jetë afër integrimit në BE, si dhe me njohje të reja.

Ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve, është shprehur i bindur se pas 10 viteve, Kosova do të jetë pjesë e Interpolit dhe Europolit.

Sipas tij, çdo vonesë të BE-s dhe NATO-s, do ta keqpërdorin të tjerët.

“Perspektiven e Kosovës nuk e shoh si të izoluar por në një rrafsh më të gjerë Kosova është vend i pavarur, me perspektivë legjitime dhe e vetmja aspiratë është anëtarësimi sa me i shpejtë në NATO dhe Bashkim Evropian. Se si do të jetë Kosova me vendet tjera në rajon, unë potencoj që me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyeshme dhe të gjithë i gëzohen këtyre raporteve, nuk kemi asnjë aspiratë për ndryshimin e kufijve”, tha ai, raporton KP. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...