Foto: Koha / ilustrim

Britania dërgon ushtarë në KFOR

23 Tetor 2016 - 10:22      

Britania pritet të dërgojë trupa ushtarake në Kosovë në përkrahje të operacioneve të NATO-s, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes.

Sir Michael Fallon ka thënë se rreth 30 ushtarë do të udhëtojnë në fillim të vitit të ardhshëm për t’iu bashkuar KFOR-it në një mision 12 mujor.

Ai tha se në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë “të mbesin disa sfida të konsiderueshme të sigurisë dhe të stabilitetit”, raporton BBC.

Ushtarët britanikë do të pozicionohen në Prishtinë, dhe do të përkrahin inteligjencën, mbikëqyrjen dhe operacionet gjurmuese të KFOR-it, transmeton Koha.net.

Sir Michael tha: “NATO mbetet një gurthemel i mbrojtjes sonë. Duke vazhduar të mbrojmë sigurinë në Evropë, edhe siguria brenda Britanisë forcohet”.  

NATO thotë se derisa gjendja e sigurisë në Kosovës është përmirësuar gradualisht, KFOR-i është bërë “forcë më e vogël dhe më fleksibile”.

Në KFOR aktualisht vazhdojnë të shërbejnë rreth 4,300 trupa nga 30 vende.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...