Foto: Koha

Bajrami: Ligji heq barrierat, por korrupsioni dekurajon investitorët

23 Tetor 2016 - 07:03      

Shteti i Kosovës, në mungesë të legjislacionit adekuat, nuk ka mundur t’i plotësojë mjaftueshëm kërkesat e investitorëve të mëdhenj për absorbimin e investimeve cilësore. Por me miratimin e Ligjit për investime strategjike, Kosova do të jetë konkurrent i fortë në rajon për tërheqjen e investimeve. Kështu ka thënë Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Hykmete Bajrami, në intervistën për “Kohën Ditore”.

Kosova aktualisht renditet në mesin e vendeve me shkallë të lartë krimi e korrupsioni e me mungesë të theksuar të sundimit të ligjit. Ministrja Bajrami ka thënë se janë të vetëdijshëm për imazhin jo të mirë që ka pasur Kosova në vazhdimësi në arenën ndërkombëtare, duke shprehur bindjen se sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit duhet të jenë prioritete kryesore.

Sipas saj, perceptimi i lartë për korrupsionin dhe moszbatimi i ligjit kanë ndikim negativ në motivimin e investitorëve të huaj që të investojnë kapitalin e tyre. Bajrami ka theksuar se edhe situata e paqëndrueshme politike ndikon drejtpërdrejt në aspektin e investimeve të huaja direkte.

Ministrja ka treguar se aktualisht janë duke punuar në organizimin e Forumit për Investime dhe Tregti që do të mbahet në Londër, më 3 nëntor të këtij viti. Sa u përket përplasjeve që kishte pasur me zyrtarë të Bashkimit Evropian, ministrja ka thënë t'i kenë tejkaluar pasi janë marrë parasysh edhe disa nga rekomandimet e palëve të interesit gjatë hartimin e ligjit... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...