
23 Tetor 2016 - 08:01
Por përfaqësues të bizneseve dhe njohës të zhvillimeve ekonomikë thonë se ligji nuk i zgjidh problemet e akumuluara në Kosovë dhe se nuk është garanci për sjelljen e investimeve. Mungesa e sundimit të rendit e ligjit dhe niveli i lartë i krimit e korrupsionit po shihen si arsye që do të vazhdojnë t’i trembin investitorët potencialë.
Miliardat e derdhur në 17 vjetët e pasluftës nuk kanë qenë të mjaftueshëm për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Vetëm në energjetikë janë harxhuar mbi 1 miliard euro, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por Kosova është dashur prapë të hyjë në marrëdhënie kontraktuake për ndërtimin e një termocentrali të ri, për shkak se miliardat e shpenzuara kanë qenë investime emergjente “ad hoc”. Pas luftës Kosova iu nënshtrua transformimit të ekonomisë, duke vënë në shitje pronat shoqërore. Privatizimi i KEK-ut, dhënia në shfrytëzim e aeroportit “Adem Jashari”, privatizimi i “Ferronikelit”, “Sharrcemit” dhe shumë ndërmarrjeve të tjera, nuk kanë përmbushur pritjet për zhvillim ekomomik e ulje të papunësisë, rrjedhimisht varfërisë... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...