Ambasadori britanik në Kosovë uron FSK-në për medaljen e artë

22 Tetor 2016 - 22:36      

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell ka uruar FSK-në për medaljen e artë të fituar në ushtrimin “Cambrian Patrol” në Britani të Madhe.

Skuadra e Brigades së Reagimit të Shpejtë të FSK-së e përbërë prej 8 pjesëtarësh sot është dekoruar me medaljen e artë në një ndër ushtrimet më sfiduese dhe më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol” që është mbajtur në Uells, transmeton Koha.net.

“Urime, urime. Edhe një medalje e artë për Kosovën, edhe një simbol bashkëpunimi mes Kosovës dhe Britanisë”, ka shkruar O’Connel në Facebook.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...