Foto: Koha / arkiv

Arifi: Kjo qeveri është kalbur në kokë, s’i bën punë as riformatimi

22 Tetor 2016 - 21:03      

Në kohën kur po flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme apo riformatim thelbësor të Qeverisë së Kosovës, anëtari i Kryesisë dhe kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka dalë kundër kësaj idesë së fundit.

Kjo pasi, sipas Arifit, riformatimi i Qeverisë derisa në krye të saj mbetet Isa Mustafa, “është e pakuptueshme dhe tërësisht jo racionale”.

“Asnjë ministër apo zëvendësministër nuk ka qenë më i dobët se Isa. Pa keqkuptim, asnjë ministër nuk ka pas ndonjë përformancë për të mbajtur në mend por nëse ky Kryeministër i thotë një ministri shko sepse ke përformancë të dobët është për tallje”, ka thënë Arifi në një postim të tijin në Facebook.

Ai thotë se “edhe njëqind “riformatizime” le të bëhen por kjo qeveri kurrë nuk do të arrijë as minimumin e performancës optimale”, pasi, siç thotë Arifi, “është “kalbur” në kokë”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...