
22 Tetor 2016 - 20:47
Analisti politik Imer Mushkolaj tha për Radion Evropa e Lirë se nga mos interesimi i qeverisë për të ndryshuar gjendjen, qytetarët janë duke u përballur me shumë probleme, duke u nisur nga ato elementare si arsimi, shëndetësia e të tjera.
Ai thekson se Kosova ka probleme shumë të mëdha, sidomos në luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Gjatë gjithë kësaj kohe, Qeveria e Kosovës është marrë kryesisht me dy tema - Asociacioni i komunave dhe demarkacioni. Ndërkohë, të gjitha temat tjera kanë mbetur nën hijen e këtyre dy temave, e ndonjëherë kjo i ka shërbyer Qeverisë edhe për t’i kamufluar dështimet e veta në fushat e ndryshme. Ndërkohë në fushat në të cilat do të duhej që të ketë zhvillime pozitive në mënyrë që jeta e qytetareve të përmirësohet, është bërë fare pak”, tha Mushkolaj.
Po ashtu, Mushkolaj thotë se liderët e partive politike dhe drejtuesit e institucioneve të Kosovës, në vazhdimësi kanë përmendur para qytetarëve se do të arrijnë që të realizojnë shumë projekte, por ato nuk janë realizuar.
Sipas tij, çështjet që qytetarët kanë pritur shumë, kanë qenë ulja e shkallës së papunësisë, liberalizmi i vizave si dhe shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
“Shndërrimi i FSK-së në ushtri dhe çështja e liberalizimit të vizave më shumë ka shërbyer si mundësi edhe zotit Thaçi atëherë dhe koalicionit qeveritar tash edhe zotit Mustafa si kryeministër, për qëllime politike në kuptimin që qytetarëve të Kosovës ua kanë shitur këto si të arrira në ndërkohë që në asnjërën nuk është kryer puna siç duhet”, tha Mushkolaj.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...