
22 Tetor 2016 - 23:04
Në artikujt e kësaj të diele, do të mund të lexoni për varfërimin që i solli Kosovës procesi i privatizimit, e për autostradat që shuan 150 mijë vende të reja pune.
Se si ligji për investime strategjike heq barrierat, por korrupsioni dekurajon investitorët, do të mund të lexoni në një intervistë me Hykmete Bajramin, ministre e tregtisë dhe industrisë.
Te “Kosovarçe” do të lexoni një reportazh plot pluhur dhe shpresë nga Hani i Elezit, dhe një tjetër nga Dubai, vendi i mrekullive.
Nga bota do të njiheni me Cheranin, qytetin meksikan që përzuri policinë, politikanët dhe gangsterët, dhe se si nuk jetohet në Danimarkë, shtetin më të lumtur në botë.
Për artin si ide, do të lexoni te “7 shkronjat” e skulptorit Ismet Jonuzi, ndërsa te monumenti, do të njiheni me Teqenë e Marashit dhe rrëfimet për mrekullitë.
Në faqet e kulturës, do të mund të njiheni me skulptorin Luan Bajraktari që konteston realitetin, dhe me veprën “Fishekzjarrë në dollapin tim” për vendimet burokratike.
Ndërkaq ndjekësit e sportit, do të mund të kuptojnë më shumë për gjermanin e Prishtinës Lutz Lidermann, dhe për multi-sportisten Amire Hasani, që merret me tri sporte.
Këto, dhe artikuj të tjerë nga shkenca, kinematografia dhe moda, mund t’i lexoni në numrin e nesërm të Kohës Ditore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Qeverisja tremb investitorët by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...