22 Tetor 2016 - 15:11
Ajo ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, pjesë në të cilën duhej të ishte pjesëmarrës edhe Marko Gjuriq, i cili në fund refuzoi ardhjen, transmeton Koha.net.
“Ne e konsiderojmë këtë dialog si dialog për fqinjësi të morë dhe vlera e saj lidhet me aspiratën tonë euroatlantike e përkushtimin tonë për stabilitet dhe me vizionin që pas luftës vijë paqja. Kjo paqe nënkupton qe në fund te dialogut duhet të ndodhë njohja mes dy shteteve. Çështje kryesore, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, kjo bazë për krijimin e marrëdhënieve paqësore mes dy popujve”, ka thënë Tahiri.
Dialogu i Brukselit, për Tahiri, ka dhënë rezultate historike, duke përmendur edhe bisedimet tjera në historinë e kaluar mes dy shteteve.
“Dialogu i Brukselit ka dhënë rezultate mjafte të rëndësishme, madje rezultate historike. Ne si shtete kemi në dy radhë kemi biseduar: një në Konferencën e Rambujesë, por Serbia ka dështuar të nënshkruaj atë marrëveshje. Dy në 2006 dhe 2007 kemi biseduara në kuadër te bisedimeve të Vjenës, që kanë qenë të fokusuara në statusin, ku ne nënshkruam marrëveshjen, e Serbia dështoi ta bëjë. E ky dialog që po zhvillohet edhe sot rezultoi në nënshkrim të marrëveshjeve”, ka përfunduar Tahiri.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...