22 Tetor 2016 - 14:41
Ai ka bërë një mori pyetjesh në atë që Veseli ka deklaruar për gazetën.
“‘Nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet’, paska thënë Kadri Veseli kryetar i PDK dhe i Kuvendit të Kosovës në Koha Ditore sot’”, ka cituar Zogaj. “E para, Veseli e paska pranu që situata nuk është normale dhe se duhet me ju kthy normalitetit. Pra, ka pranu që ai vet nuk është kryetar normal i Kuvendit të Kosovës. Paska pranu që Qeveria nuk është normale siç po vazhdon. Qe PDK është po aq jo normale duke qenë brenda kësaj qeverie. Po ashtu, paska thënë që Qeveria ka gabuar në lidhje me Asociacionin dhe se nuk i kanë votat për demarkacionin. Te gjitha këto i ka pranu kryetari i partisë më të madhe në qeveri”, ka shkruar më tej ai.
Sipas Zogajt, çështja duhet të shtrohet në atë drejtim se “meqë ky njeri me ndikim, ja thotë të gjitha këto qeverisë dhe qytetarëve, meqë ky njeri e ka shumë të qartë që qeveria që udhëhiqet nga LDK nuk ka kurrfarë rezultati në ekonomi, e padyshim edhe në politika tjera, qe s’po mundet të marrë asnjë vendim të rëndësishëm dhe që është izolu komplet, çka pret që nuk e rrëzojnë qeverinë dhe të shkohet ne zgjedhje?”
Lexo edhe: Me marrëveshje mund të shkohet në zgjedhje, thotë Veseli
Ka pasur edhe pyetje të tjera.
“Meqë janë gjithë këto dështime qe vet Veseli na i pranon, pse duhet që ta mbajmë një qeveri të dështuar? Pse Veseli nuk e ndërmerr hapin e parë? Pse nuk pranojnë që të shkojnë në zgjedhje, diçka që vet po kërkon në fakt. Derisa Veseli i thotë këto gjëra për qeverinë e dështuar, pyetja më e rëndësishme që na vjen është çfarë na thotë Isa Mustafa, si kryeministër i qeverisë së dështuar sipas Veselit? A ka ndonjë reagim Mustafa për këto dështimet që partneri i tij, po ja numëron? Apo ndoshta është e shtunë sot dhe Mustafa e ka marrë pushim?”, ka thënë Veseli.
“Thënë të drejtën, është problem me gjet këso lloj koalicionesh që partitë brenda tij kanë pikëvështrime të ndryshme për sukseset e dështimet, por vazhdojnë të qeverisin bashkë. Dhe e fundit, Isa Mustafës nuk po i ankohet vetëm partneri më i madh i saj, është edhe partneri i pakicave që ka kritika dhe nuk merr pjesë në takime të Qeverisë. E megjithatë, Isa Mustafa na thotë që është kryeministër. Ndoshta edhe është”, ka shtuar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...