22 Tetor 2016 - 14:00
“Është shumë keq për qytetin e Kukësit, pasi çdo vit ka pasur shumë studentë. Administrim biznesi kemi qenë 120 vetë. Dhe duke qenë se është numër i konsiderueshëm pse të mos vazhdojë përsëri. Ka shumë studentë që nuk kanë mundësi të vazhdojnë shkollën në Tiranë, gjendja ekonomike nuk ka qenë e mirë dhe kjo ka qenë shumë mundësi e mirë për qytetin e Kukësit”, thotë një studente.
Mbyllja e filialit të Universitetit të Tiranës në fakt ishte paralajmëruar nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria shqiptare, në fillim të vitit akademik 2014-2015,duke mos dhënë kuota as për vitin akademik 2015-2016.
“Unë e quaj fatkeqësi mbylljen e filialit të universitetit të Tiranës në Kukës. Siç shihet sot duhet të ishte një ditë plot gjallëri por është e kundërta. Gjatë nëntë viteve të ekzistencës së filialit duhet të themi që ka sjellë dhe prurje qoftë nga diplomimet qoftë dhe prurje intelektuale, kemi vetë studentë që u bënë pedagog pranë filialit”, thotë Bekim Lekica, Administrata e Filialit te Universitetit të Tiranës, Kukës.
Numri i studentëve që vazhdonin studimet pranë këtij filiali kapte shifrën 1100 persona në degët ekonomi, infermieri dhe gjuhë e huaj para se të dilte urdhri nga Ministria e Arsimit për mbylljen e tij.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...