Basha: Ndarja me krimin është një urgjencë kombëtare

22 Tetor 2016 - 12:59      

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka deklaruar se aleanca e djathtë është e hapur për çdo forcë politike.

Në konventën e 6-të Kombëtare të PAA-së, ai u shpreh se “ndarja me krimin është një urgjencë kombëtare”.

“Aleanca jonë është e hapur dhe jemi të gatshëm të mirëpresim çdo forcë politike dhe të përfaqësojmë çdo shqiptar që qëndron dhe lufton për këto vlera. Ndarja me krimin është një urgjencë kombëtare, një thirrje mbi formacionet tona politike. Është një thirrje e shoqërisë, e Shqipërisë që kemi për detyrë t’i përgjigjemi. Sot e gjithë Shqipëria është në emergjencë kombëtare, hashashi ka zëvendësuar kultura bujqësore dhe fatkeqësisht është ekonomi kryesore e Shqipërisë sot. Nuk i la shqiptarët të votonin, nuk la as socialistët të votojnë brenda partisë së tij dhe hyri brutalisht me kriminelë në zgjedhjet në universitete. Oferta e vetme është droga, kur dhunon votën, kur e ble atë me paratë e kanabisit dhe korrupsionit nuk e ke kurrë vullnetin e popullit”, tha Basha, përcjell TCh.

Ai paralajmëron se në zgjedhjet e ardhshme kryeministri do të përdorë kërcënimin dhe presionin për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve.
“Është pakti i Edi Ramës me krimin në mënyrë që ditën e zgjedhjeve me para, kërcënime, presione e shantazhe të tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve. Sot këtë e ka të qartë i madh e i vogël nga Brukseli deri në Uashington. Ne do të ndahemi nga kjo republike e krimit dhe drogës bashkë me aleatët tanë”, vijoi Basha.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...