22 Tetor 2016 - 12:47
Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Mundësi Profesionale të Personave me Aftësi të Kufizuar, me iniciativë të Zyrës për Qeverisje të mirë pranë Kryeministrisë, në Ministrinë e Drejtësisë, kanë kryer praktikë pesë ditore, pesë persona nga kjo kategori.
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, shpërndau certifikatat për pesë personat pjesëmarrës në këtë praktikë, duke i inkurajuar dhe siguruar se edhe në të ardhmen, Ministria do t’i ketë dyert e hapura për këto kategori.
“Përkushtimi dhe kujdesi i institucioneve ndaj personave me nevoja të veçanta, është jo vetëm detyrim ligjor por edhe dëshmi e vullnetit, mundësisë dhe humanizmit tonë”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha duke vënë në pah se këto kategori, do ta kenë përkrahjen e saj.
Praktikën në Ministrinë e Drejtësisë e kanë kryer anëtarët e Shoqatës së të Verbërve, Shoqatës së të Shurdhërve, Handi-Kos dhe Down Syndrome Kosova.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...