Ahmeti: Mund të ketë aktivitete për dëmtim të procesit zgjedhor

22 Tetor 2016 - 12:42      

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti ka deklaruar se të gjithë duhet të japin kontributin e vet për zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit njohës që pati me ambasadorin e ri të Francës në Maqedoni, Kristian Timonier, ku u diskutua edhe për gjendjen politike dhe zgjedhjet e 11 dhjetorit si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Kryetari Ahmeti shtjelloi qëndrimet e BDI-së për situatën politike duke thënë që të gjithë duhet të japin kontributin e vet për zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Ahmeti tha se nuk beson që ka mund të ketë aktivitete për dëmtim të procesit zgjedhor, si dhe theksoi që BDI kundërshton çdo përpjekje për frikësim ose kushtëzim të votuesve.

Kryetari Ahmeti theksoi nevojën e përkrahjes franceze për vijim të fuqishëm të perspektivës Euroatlantike për Maqedoninë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...