Pak vullnetarë i përgjigjen thirrjes për gjelbërim “Përtej pragut”

22 Tetor 2016 - 11:18      

Ka nisur gjelbërimi i hapësirës pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës së Universitetit të Prishtinës. Por fare pak studentë e anëtarë të stafit të këtij fakulteti i janë përgjigjur kësaj thirrje që është titulluar si “Përtej pragut”.

“Ka me qenë shumë vështirë me e përfundu tërë mbjelljen sot, natyrisht në mungesë të vullnetit të studentëve dhe një pjese të stafit për të përparuar vet oborrin e tyre... Nuk ka qene aktivitet i obliguar dhe nuk kemi dashur të jetë, por mungesa e vullnetit tregon shumë...”, thuhet në një shpërndarje në Facebook të asaj që po ndodh aktualisht në oborrin e këtij fakulteti.

“Sh'pinë tonë duhemi me ndreq, me përparu e me e mirëmbajtë vet... Nëse mendoni që dikush tjetër duhet me bo këtë për neve... Më vjen keq...”, thuhet aty.

Megjithatë, stafi i “Përtej Pragut”, organizata “Urbaniak” dhe FNA falënderon të gjithë ata që kanë nda kohen sot për të kontribuar për më shumë gjelbërim dhe kujdes për hapësirat e përbashkëta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...