22 Tetor 2016 - 10:44
Ndërlidhja dhe dallimet bëjnë që skulpturat e tij të shpërfaqin kohët kur janë punuar.
Këtë javë ka hapur ekspozitën “Hasjania”, e cila vjen me 40 skulptura të formateve e materialeve të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.
Anëtari korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ka thënë se veshja karakteristike e zonës së Hasit kaherë ia ka tërhequr vëmendjen.
Për të, veçantia e hasjanëve është unike në botë dhe Kosova duhet ta prezantojë atë si vlerë të traditës e të artit.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Mulliqi flet për fillet e tij prej artisti e rrugën që ka përshkuar deri më sot. Skulptori zbërthen idenë e krijimit të një identiteti të ri të Kosovës nëpërmjet artit, i cili duhet të lidhet me traditën unike që ka ky vend.
Në këtë intervistë ai shpjegon gabimet që janë bërë në rrugën e Kosovës drejt UNESCO-s. Flet edhe për shtatoret e pasluftës, që i takojnë realizmit socialist.
Kritikon institucionet dhe jep shembuj se si janë përmbysur disa perandori në mungesë të përdorimit të ideve të intelektualëve e të artistëve. Flet edhe për atë që e quan si dashurinë e tij të parë me artin, në Manastirin e Deçanit. (Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...