22 Tetor 2016 - 09:40
Nënkryetari i Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s, Paolo Alli ka folur në këtë seminar, duke thënë se ardhmëria e Kosovës është në integrimin euroatlantik dhe se ky seminar është historik, transmeton Koha.net.
“Ky seminar është historik. Është i pari që mbahet në Prishtinë. Siç e dini më herët nuk keni mundur të organizoni këtë seminar. Ardhmëria juaj është në integrimin euroatlantik”, ka thënë Alli, teksa ka shtuar se në aspektin e sigurisë Kosova është kryesisht stabile, por qëndrimi i KFOR-it është jetik për një situatë të qetë.
Ai ka folur edhe për anulimin e pjesëmarrjes nga delegacioni serb, i kryesuar nga i ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.
“Anulimi i vizitës së Marko Gjuriq dhe delegacionit serb është për të ardhur keq”, ka shtuar Alli.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...