Hyseni: Vendimi për vizat mund të vonohet vetëm nga mosveprimi ynë

22 Tetor 2016 - 08:54      

Ministri i Punëve Të Brendshme, Skënder Hyseni, ka shprehur bindjen se Kosova nuk duhet t’i lë hapësirë për ndonjë alibi a pretekst vendeve që janë në mëdyshje rreth vendimit për heqje vizash për kosovarët.

“Zvarritja e një vendimi pozitiv për vizat mund të vie vetëm si pasojë e mosveprimit tonë. Është tërësisht e papranueshme dhe e padrejtë që vetëm qytetarët e Kosovës të mbahen të izoluar dhe nën regjim vizash. Por është po aq evidente se ngurrimi dhe dilemat rreth kësaj çështje në ndonjë vend të Zonës Schengen janë serioze”, ka thënë Hyseni.

“Pra, këtyre vendeve që edhe ashtu kanë dilema rreth heqjes së vizave për Kosovën nuk duhet ofruar asnjë alibi apo pretekst shtesë që të do të shkaktonte zvarritje shtesë, deri në ndonjë vendim kundër. Mungesa e veprimit është e pajustifikueshme”, ka shtuar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...