Me marrëveshje mund të shkohet në zgjedhje, thotë Veseli

22 Tetor 2016 - 07:33      

Koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, e ka pranuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Me gjithë faktin se vlerëson që miratimi i demarkacionit është në interesin shtetëror të Kosovës, Veseli e pranon se ka gjasa që kjo çështje të mbetet pezull, ndërsa e lë të hapur mundësinë që rrugëdalja të kërkohet edhe nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme, me kushtin që për një gjë të tillë të ketë një marrëveshje politike mes partive kryesore parlamentare.

“Nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”, ka thënë Veseli në një intervistë për “Kohën Ditore”, në të cilën ka folur edhe në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në intervistë, Veseli flet edhe për arsyet e ngecjet e perceptuara në punën parlamentare. Kritikon ekzekutivin.

Në intervistë, Veseli ka folur edhe për ndryshimet që duhet të ndodhin në Qeverinë e Kosovës, efektin që do të mund ta ketë funksionalizimi i Gjykatës Speciale, pasojat në parti të skandalit me përgjimet, ndërsa ka dhënë edhe këndvështrimin e tij për polemikën e nxitur nga vizita e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Beograd. (Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...