Berisha: Egjiptianët njihen nga shkenca, ashkalinjtë ta argumentojnë veten

21 Tetor 2016 - 23:59      

Veton Berisha, deputet i LDK-së, që përfaqëson komunitetin egjiptian i ka kthyer përgjigje zëvendësministrit ashkali, Qazim Rrahmani, që ky i fundit në “Interaktiv” ka thënë se nuk ekzistojnë egjiptianët.

Berisha ka thënë se komuniteti egjiptian njihet nga Kushtetuta e Kosovës dhe së shpejti do të ketë edhe ditën përkujtuese të komunitetit, 24 qershorin, që nuk do të jetë ditë pushimi pune.

Ai ka thënë se komuniteti i tyre e ka marrë me qetësi deklaratën e Rrahmanit.

“Zëvendësministri Rrahmani ka deklaruar ashtu dhe e falënderoj komunitetin Egjiptian që e ka marrë me shumë qetësi. Vetë personi që i ka thënë këto deklarata nuk kanë çuar peshë, sepse e njohim kush është dhe nivelin e tij të edukimit, nivel fillor”, ka thënë Berisha.

Ai gjithashtu ka shtuar se ka fakte shkencore për prejardhjen e egjiptianëve.

“Kemi fakte shkencore. Rubin Zeman, etnolog, ka doktoruar mbi komunitetin tonë dhe ka referenca shkencore. Ka emra tjerë të mëdhenj, sikur Sami Frashëri, Faik Konica, etj”, ka përfunduar Berisha.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...