Kardiologjia me mungesë mjekësh sa herë të ketë seanca gjyqësore në rastin “Stenta”

22 Tetor 2016 - 07:19      

Një studenti që pjesën praktike ose ushtrimet e fakultetit i kryen në Njësinë koronare të Klinikës së Kardiologjisë “i ka ardhur radha të thotë që është mjeku” në këtë klinikë.

“Unë”, është përgjigjur ai duke qeshur, kur është pyetur se kush është mjeku në këtë njësi.

Mëngjesin e së premtes kjo klinikë ka “funksionuar” me më pak mjekë se zakonisht. Shumica e tyre kanë qenë në seancën gjyqësore për rastin “Stenta”, që ka filluar të premten.

Në këtë rast akuzohen rreth 20 kardiologë të kësaj klinike.

Në të gjitha njësitë e klinikës, sipas informatave zyrtare, kanë qenë pesë mjekë me kontratë të rregullt, një i angazhuar me kontratë mbi vepër, si dhe dy të angazhuar me kontrata të përkohshme. Për mungesën e mjekëve kanë shprehur shqetësime edhe familjarët e pacientëve të shtrirë në këtë klinikë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...