Kërkohet hapja e gjykimit të Sali Mekajt

22 Tetor 2016 - 06:59      

Procesi gjyqësor ndaj ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, mund të hapet për publikun nëse gjyqtari i rastit, Shasivar Hoti, i cili dy ditë më parë mori vendim për mbylljen e gjykimit në tërësi për publikun, do ta vlerësonte vendimin “ex-officio”.

Së paku, këtë mundësi e ka paraparë kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, i cili njëkohësisht ka thënë për “Kohën Ditore” se e kupton shqetësimin e opinionit pas këtij vendimi.

Megjithatë, ka shtuar se si kryetar gjykate nuk i lejohet që ta komentojë atë.

Ndaj vendimit ka reaguar, të premten, edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke vlerësuar se Gjykata ka vepruar në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, pasi që ekziston interesimi i madh publik që ky gjykim të jetë i hapur.

Në këtë mënyrë, AGK-ja i ka kërkuar Prokurorisë dhe Gjykatës që të shqyrtojnë atë dhe të hapin gjykimin ndaj Mekajt. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore) 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...