Berisha: Trepça është e gjithë qytetarëve të Kosovës

21 Tetor 2016 - 23:50      

Veton Berisha, përfaqësues i komunitetit Egjiptian në Kosovë, deputet i LDK-së ka thënë se Trepça është gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Nuk është shkel asnjë e drejtë, sepse ajo është pronë e të gjithëve, nuk preket asnjë komunitet sepse është e gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Berisha në “Interaktiv” të KTV-së, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se për Trepçën u unifikuan të gjitha partitë dhe deputetët shqiptarë, në veçanti të Vetëvendosjes, që ka propozuar diçka tjetër.

“Trepça tregoi se si u unifikuan deputetët shqiptarë për të mbrojtur pronën e Kosovës, si është Trepça”, tha Berisha, teksa tha se Lista Serbe po mundohet me metodat e veta ta bllokojë dhe është problem i tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...