22 Tetor 2016 - 06:48
Liderët e BE-së nuk arritën të pajtohen për sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të krimeve që kanë bërë forcat ruse në Alepo në Siri, duke mbështetur sulmet e regjimit të Asadit ndaj caqeve civile, shkruan sot Koha Ditore.
Po ashtu për shkak të rezistencës nga rajoni i Valonisë në Belgjikë, BE-ja nuk arriti konsensusin për të nënshkruar Marrëveshjen tregtare me Kanadanë.
Rreth çështjes së emigrimit ilegal nuk u diskutua shumë, në mënyrë që të evitohet dalja në shesh e ndasive të mëdha edhe rreth kësaj çështjeje. Kryesisht u përsërit se vendet e BE-së mbështesin përpjekjet për një kontroll më të madh të kufijve të jashtëm të BE-së. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...