22 Tetor 2016 - 06:35
Në takim janë dakorduar disa çështje që lidhen me reciprocitetin në tabela të automjeteve dhe me njohjen e diplomave, shkruan sot Koha Ditore.
Në takimin e përmbyllur në fundmuajin e shkuar, autoritetet serbe kanë paraqitur dy kushte në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, në shkëmbim të dhënies së dritës jeshile që ITU-ja t’ia ndajë kodin telefonik Kosovës.
Me të parin kërkojnë që dega e Telekomit të Serbisë të ketë shtrirje në gjithë Kosovën. Me të dytin, që kësaj dege t’i lihen asetet e Telekomit të Kosovës që serbët i mbajnë të uzurpuara prej pasluftës.
Të dyja janë kundërshtuar nga Prishtina zyrtare. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...