Daçiq: Serbia në BE vetëm duke respektuar interesat e veta kombëtare

21 Tetor 2016 - 20:18      

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se rruga e Serbisë për në BE është me rëndësi jetike, por sipas tij Serbia nuk reagon ndaj presionit, madje ai ka pasur tone të ashpra në adresë të BE-së, duke thënë se “nuk do të ketë më frikësim”.

Daçiq në një konferencë për media, ka thënë se duan të bashkohen me BE-në, “por ne nuk mund të bashkohemi me BE-në pa shtet”.

Sipas tij Serbia do të jetë pjesë e BE-së si çdo vend tjetër, duke respektuar interesat e veta kombëtare dhe shtetërore.

Ai madje ka pasur edhe tone të ashpra në adresë të BE-së, duke thënë se “nuk do të ketë më frikësim”, përcjell Ksp.

I pyetur lidhur me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe hapjen e kapitujve të rinj, Daçiq ka thënë se kapitujt 23, 24 dhe 35 ishin të kushtëzuar.

“Kjo është bërë shpesh, me qellim që Serbia të pranojë diçka që nuk është në interesin e saj, me një besim që reagojmë ndaj presionit”, ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se “nuk do të lejojmë askënd të na poshtërojë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...