Pesë nga serbët e Kosovës të financuar nga Rusia që i përmendi Hoxhaj, u arrestuan në Mal te Zi [video]

21 Tetor 2016 - 20:02      

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, janë arrestuar 20 persona të nacionalitetit serb.

Ata u arrestuan nën dyshimin se kishin planifikuar të kryenin sulme terroriste në këtë shtet pikërisht ditën e zgjedhjeve.

Përveç shtetasve nga Serbia, në këtë grup dyshohet se ka pjesëtarë serbë të disa OJQ-ve që veprojnë ilegalisht në veri të Kosovës dhe financohen drejtpërdrejt nga Rusia.

KTV-ja merr vesh nga burime të saj se pesë nga 20 të arrestuarit në Mal të Zi i përkasin komunitetit serb të Kosovës dhe jetojnë në Mitrovicën Veriore.

Këta persona janë pjesëtarë të organizatës së ashtuquajtur “Ravnogorski pokret” që veprojnë në Mitrovicën Veriore dhe që financohet direkt nga Rusia.

“Disa nga të arrestuarit në Mal të Zi, ditën e zgjedhjeve janë serbë nga Kosova dhe të lidhur direkt me Rusinë. Ata janë pjesë e organizatës që është mbikëqyrur në vazhdimësi nga institucionet e sigurisë. Njëri prej udhëheqësve të këtij grupi i njohur si Dikiç, i cili në vazhdimësi edhe në Kosovë ka bërë shumë probleme”, ka thënë burimi.

Për veprimtarinë e këtyre organizatave serbe që financohen nga Rusia për herë të parë, publikisht është folur dy javë më herët nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në mbledhjen e fundit të Komisionit për Punë të Jashtme, për të cilat ka thënë se janë shqetësim serioz.

Zyrtarisht, as në Mal të Zi dhe as në Kosovë, nuk kanë komentuar për identitetin e vërtetë të tyre dhe as lidhjen e mundshme që kanë me Rusinë.

Ndërkaq, Bratisllav Dikiq, i cili është në mesin e të arrestuarve, është edhe ish-komandanti i Xhandarmërisë së Serbisë.


Pesë nga serbët e Kosovës të financuar nga... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...