21 Tetor 2016 - 19:34
Duket se të gjithë besimtarët ia kanë mësyrë pikërisht kësaj xhamie, raporton KTV.
Për shkak të hapësirës së pamjaftueshme brenda në xhami, shumë prej tyre detyrohen që të falen në rrugë. Kjo gjë shkakton kaos në komunikacion dhe po bëhet pengesë për banorët e kësaj ane.
Vozitësit humbin durimin për shkak të bllokimit në kolonë dhe përdorin vazhdimisht borinë, pavarësisht se aty afër dikush po kryen një ritual fetar.
E besimtarët nuk e kanë hallin e komunikacionit. Ata kërkojnë ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Të indinjuar me zvarritjen e nisjes së ndërtimit të saj, ata fajtorë për këtë e bëjnë Bashkësinë Islame të Kosovës.
Komuna e Prishtinës ka propozuar debat publik, për të diskutuar nëse projekti për ndërtimin e Xhamisë është në përputhje me planin rregullativ dhe urbanistik të kryeqytetit.
Ndërsa Bashkësia Islame e Kosovës e ka dorëzuar tërë dokumentacionin në Komunë dhe po pret përgjigje zyrtare, përcjell Koha.net. Plani i Xhamisë u kundërshtua, pasi një pjesë e saj u parapa për lokale afariste.
Xhemati falet në rrugë, ankohen se katet e para... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...